TOKIO

Kyeministri britanik, Tony Blair planifikon të ndërmarrë hetime gjyqësore nëse kufoma e gjetur sot në Angli është ajo e këshilltarit të ministrisë së Mbrojtjes, David Kelly i cili ishte përmendur si burim i mundëshëm për një raport të radios shtetërore britanike që kritikonte përdorimin e informacioneve të zbulimit për armët irakiane nga ana e qeverisë.
Kështu ka thënë zëdhënësi i kryeministrit britanik nga aeroplani me të cilin Blair udhëtonte nga Uashingtoni në Japoni.
Duke folur në Londër, lideri i Partisë Konzervative, Ian Duncan Smith ka thënë: ''Po të isha unë kryeministër besoj se do të kisha shkurtuar vizitën në Japoni dhe do të isha kthyer në shtëpi, sepse ka shumë çështje që kërkojnë përgjigje gjatë ditëve të ardhëshme''.