JERUSALEM

Policia izraelite njofton se afër shtëpisë së kryeministrit Ariel Sharon ka arrestuar një person me përkatësi nacionale ebreje pasi ai ishte kërcënuar se do të vriste kryeministrin izraelit.
Zëdhënësja e policisë ka thënë se personi ishte nga enklava e vogël izraelite afër Hebronit në Bregun perëndimor. Ajo ka thënë se ai person akuzonte Sharonin për vrasjen e shokëve dhe fqinjëve të tij e thoshte se nuk do të ishte ''problem'' për te që të vrasë Sharonin.