BEOGRAD

Një këshill i Kuvendit të Serbisë ka miratuar sot deklaratën për Kosovën, të cilën e ka propozuar Qeveria e Serbisë. Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Çoviq ka thenë se Qeveria ka kërkuar transmetim të drejtpërdrejtë televiziv të seancës së nesërme të Kuvendit, ku do të diskutohet për deklaratën për Kosovën.