BEOGRAD

Ministri i jashtëm Rus, Igor Ivanov pas bisedimeve me zyrtarët e Serbisë dhe Malit të Zi ka theksuar pozicionin e Rusisë se statusi final i Kosovës ''mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet Kombeve të Bashkuara'', çështej kjo që do të kërkojë ''shumë durim'', ka thënë shefi i diplomacisë ruse.
Ivanov ka thënë se ''Moska është fuqimisht në favor të dialogut të drejtëpërdrejtë midis Beogradit dhe Prishtinës për çështje konkrete sikurse siguria dhe kthimi i refugjatëve''.
''Statusi i Kosovës duhet të diskutohet më vonë pasi të plotësohen kushtet për këte'', ka thënë Ivanov pas bisedimeve me liderët serb.