PODGORICË

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjuknoviq ka deklaruar se do ti përgjigjet thirrjes eventuale të Tribunalit të Hagës për të dëshmuar kundër ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, i cili gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe në Kroaci dhe për gjenocid në Bosnjë.
Gjukanoviq , i cili më herët e kishte rrefuzar ftesën e Prokurorisë së Tribunalit për të dëshmuar ka thënë se ''ftesa e Gjykatës është diçka tjetër. Po t'a ftoj gjykata dikënd si dëshmitar ka obligim që t'i përgjigjet thirrjes dhe aty nuk ka hapësirë për vullnet të lirë'', ka thënë kryeministri Gjukanoviq.