PARIS

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Laura Bush, gjendet në Paris, për të marrë pjesë në ceremoninë e rikthimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë, UNESCO. Uashingtoni ishte larguar nga UNESCO para 19 vjetësh për shkak të keqpërdorimit të fondeve dhe frymës antimaerikane në këtë agjenci. Zonja Bush do takohet dhe me presidentin francez, Zhak Shirak.