BAGDAD

Dhuna e vazhdueshme sporadike në zonat e ndryshme në Irak, sidomos rreth Bagdadit, e ka vështirësuar punën e agjencive humanitare.
Kombet e Bashkuara thanë se deri tani janë evakuar rreth 50 punonjës ndërkombëtarë.
Dje, një ushtar amerikan u vra dhe një u plagos nga shpërthimi i një bombe në perëndim të Bagdadit, kurse dy ushtarë tjerë janë plagosur në një pusi.