PRISHTINË

UNMIK-u dhe policia ndërkombëtare i kanë mohuar deklarimet e kryeministrit të Kosovës për korrupcion në radhët e administratës ndërkombëtare.
Zëdhënësja Izabella Karlovitz tha se akuzat e tilla, UNMIK-u i merr shumë serioze dhe si të tilla do t'i trajtojë.
Zëdhënësi i policisë ndërkombëtare Derek Chappell e ka quajtur deklaratën e kryeministrit Rexhepi "mit të vjetëruar dhe thashetheme e kafeneve".