PRISHTINË

Zëdhënësi i UNMIK-ut Neraj Sing ka thënë sot në Prishtinë se kryeadministratori Harri Holkeri nuk ka pranuar të ndryshohet Korniza Kushtetuese e Kosovës në takimin e djeshëm me kryetarin e Kosovës, Nexhat Dacin. Në takimin me gazetarë, zëdhënësi Sing tha se deklarata e Dacit dhënë mediave pas takimit me Holkerin nuk është aspak e vërtetë, pasi kryeadministratori nuk e ka dhënë pëlqimin e tij për ndërrimin e Kornizës Kushtetuese të Kosovës. Nuk besoj të ndodhin ndryshime në Kornizën Kushtetuese, pa konsultimet paraprake me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Neraj Sing.