STAMBOLL

Zëdhënësi i policisë turke tha se epilogu i sulmit të djeshëm me bomba ndaj dy sinagogave në Stamboll është të paktën 23 njerëz të vrarë dhe 242 të plagosur.
Sipas tij, një numër i të plagosurve ende gjenden në spital.
Zyrtarët turq thanë se në sulmet mund të jenë përfshirë grupet ndërkombëtare, ndër të cilat edhe rrjeti terrorist Al Kaida.
Ministri i jashtëm izraelit Silvan Shalom sot arriti në Stamboll për tu takuar me përfaqësuesit e komunitetit hebrej. Gjatë qëndrimit në Stamboll ministri i Jashtëm izraelit ka deklaruar: "Ne besojmë se nëse i gjithë komuniteti ndërkombëtar do të angazhohej bashkërisht kundër këtyre terroristëve, ne përfundimisht do të fitonim këtë betejë", ka thënë Silvan Shalom.
Këtë sulm e kanë dënuar Siria, Egjipti, lideri palestinez Jaser Arafat dhe Liga Arabe.