BAGDAD

Më shumë se 10 raketa janë shkrepur kundër dy hoteleve dhe ndërtesës së Ministrisë së Naftës në Bagdad.
Në një zhvillim tjetër, dy ushtarë amerikanë janë vrarë kur makina e tyre hasi në një minë, kurse një civil hungarez gjithashtu është qëlluar për vdekje nga forcat amerikane, pasi kishte refuzuar të ndalet në një postbllok të ushtrisë.