LONDËR

Policia britanike ka marrë në pyetje një 24 vjecar britanik, me origjinë aziatike, për lidhje me Al-Kaidën.
David Blunkett, ministri i Brendshëm britanik tha se personi në fjalë paraqiste një rrezik real për Britaninë.
"Ne kemi marrë masa të dukshme gjatë dy viteve të fundit, në mënyrë që të bllokojmë ata që besojmë se janë kërcënim për sigurinë tonë dhe pas punës së ekspertëve do të jetë e qartë se cfarë rreziku konkretisht ky person ka paraqitur për ne", tha Blunkett.
Në të tjera zhvillime në Evropë, policia gjermane ka arrestuar një algjerian, që besohet të jetë anëtar i rëndësishëm i Al-Kaidës.