BAGDAD

Nga pasojat e shpërthimit të një kamioni – cisternë, i ngarkuar me eksploziv, humbën jetën së paku 10 persona dhe u plagosën më se 15 të tjerë. Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bagdad. Gjenerali Nuri al Nuri nga Ministria e mbrojtjes e Irakut, tha se në këto shifra përfshihen edhe dy persona që mendohet se humbën jetën në kamion.