UASHINGTON

Zëdhënësi Scot McClellan ka thënë mbrëmë vonë se "Shtëpia e Bardhë do ti kundërshtoj veprimet e njëanshme që e bllokojnë rrugën kah negociatat sipas planit paqësor që çon te vizioni për dy shtete".
Këto komente zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, i bëri lidhur me fjalimin e djeshëm të kryeministrit të Izraelit, Ariel Sharon, për ndërmarrjen eventuale të masave të njëanshme izraelite për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.
Mëtutjen zëdhënësi Scot McClellan tha:
- Ne jemi poashtu të kënaqur se për të parën here ai tha qartas se nuk do të ketë vendbanime të reja dhe nuk do të ketë konfiskim të tokës për ndërtime.