BAGDAT

Nga shpërthimi i një bombe të vendosur në një rrugë në qendër të Bagdatit, humbi jetën një civil irakian dhe u plagos një tjetër.
Besohet se bomba kishte si cak autokolonat ushtarake amerikane, ndonëse burimet e koalicionit bëjnë të ditur se asnjë ushtar i tyre nuk është lënduar.
Komanda amerikane në Irak njofton se 20 persona, të dyshuar për përfshirje në sulmet kundër ushtarëve të koalicionit, janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit.