SHKUP

Kryengritësit Shqiptarë në Maqedoni në një komunikatë të nënshkruar nga lideri politik, Ali Ahmeti ofruan një plan paqësor me kërkesat e tyre me qëllim të zgjidhjes së krizës në vend.
Me praninë e NATO-s do të jetë e mundur të arrihet marëveshja për transformimin dhe demilitarizimin e UÇK-së, thuhet në këtë plan, i cili bën thirrje për intervenim të NATO-s në mbarë territorin e Maqedonis, si garant për arritjen e paqës së përhershme. Kryengritësit, veç tjerash kërkojnë nënshkrimin e menjëhershëm të armëpushimit nga të dy palët dhe i garantuar nga NATO, amnisti dhe pjesëmarrjen e tyre në bisedimet për reforma politike dhe sociale.