SARAJEVË

Ekspertë mjeko-ligjorë kanë zbuluar më tepër se 100 thasë me pjesë të dekompozuara trupash njerëzorë nga varreza masive në disa lokalitete të Bosnjes Lindore. Murat Hurtic, një zyrtar i Komisionit Boshnjak për Personat e Humbur, u shpreh sot se kufomat mund të jenë viktima boshnjake nga Srebrenica dhe se bëhet fjalë për më shumë se 200 trupa. Ekspertët mjeko-ligjorë thanë se do të jenë në gjendje të përcaktojnë identitetin e tyre vetëm pas kompletimit të analizave të ADN-së.