OHËR

Ka vazhduar edhe sot dialogu politik në Ohër, që sipas palës shqiptare është fokusuar në amendamentet që do duhet të zbatohen në Kushtetutën maqedonase. “Duket se procesi i bisedimeve është kthyer në rrjedhë” – ka komentuar një diplomat perëndimor.
Para bisedimeve, të dërguarit specialë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, James Pardew dhe Francois Leotard, mësohet të jenë takuar me presidentin, Boris Trajkovski.