STOKHOLM

Analizat dëshmojnë se ushtarët suedezë të cilët nisen me mision në Kosovë, kanë nivel tre deri katër herë më të lartë uraniumi se ata të cilët kthehen nga Kosova, - ka bërë të ditur sot Agjensia shtetërore suedeze e Mbrojtjes për Kërkime. “Kjo mund të jetë pasojë e nivelit lehtësisht të lartë të metalit radio aktiv në ujin e pijshëm në Suedi” – thuhet mes të tjerash në studim.