LONDËR/BRUKSEL

Kryeministri britanik, Tony Blair ka bërë thirrje për forcim të bashkëpunimit botëror, pasi siç u shpreh ai, është mjaft e rëndësishme të dëshmohet se “po rritet mbështetja” në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Po sot komisioni ekzekutiv i Bashkimit Europian, propozoi masa të reja për luftën anti-terrorizëm. Sipas këtij propozimi, çdo kërkim personi apo fletë-arresti që nxirret nga një shtet i komunitetit, do të aplikohet në të 15 vendet anëtare. Propozimi pritet të miratohet në një sesion special të ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të qeverive të Bashkimit Europian.