PARIS

Presidenti francez, Jacques Chirac, dhe kryeministri britanik, Tony Blair, në një takim në kryeqytetin francez, afirmuan sot vendosmërinë e vendeve të tyre për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar. Chirac tha se Franca do të marrë pjesë në çdo përgjigje “të duhur dhe efektive’, siç e cilësoi ai, kundër sulmeve shkatërruese të javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara. Presidenti francez tha se nuk është marrë ende një vendim për modalitetet e përgjigjes, për të cilën ai tha se çdokush e ka të qartë që është e pashmangshme. “Është shumë e qartë se ne duhet të ndërrmarrim aksione kundër personave përgjegjës” deklaroi Tony Blair, duke iu referuar sulmeve vrastare të së martës së kaluar në Nju Jork dhe Uashington.