SHANGAJ

Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara Vlladimir Putin dhe George Bush thanë se kanë arritur një progres në bisedimet mbi Marrëveshjen për Raketat Antibalistike të vitit 1972,të cilën Uashingtoni dëshiron ta tejkalojë që të ndërtojë mburojën raketore-dhe kanë diskutuar për rediktime të dukëshme të armëve bërthamore.
Në konferencën e përbashkët për shtypin në samitin e APEC-ut në Shangaj, Putin megjithate ka përsëritur kundërvënien planeve të Bushit për tërheqjen nga Marrëveshja, por ka thënë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të mendojnë rreth së ardhëmes dhe të reagojnë ndaj kërcënimeve të mundëshme në të ardhëmen.
Presidenti George Bush ka thënë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të punojnë që të gjenë gjuhë të përbashkët mbi Marrëveshjen dhe ka shfaqur mendimin se është e nevojëshme që dy vendet të bashkëpunojnë sepse kjo do te bënte botën më paqësore.
Kur gjejmë rrugët e bashkëpunimit kjo do tu jepte fund edhe shum çështjeve nga fusha e siguris në Evropë, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.