UASHINGTON

Titullarë të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, konfirmojnë vdekjen e dy punonjësve postarë në Uashington për shkaqe të paidentifikuara si dhe infektimin me antraks të dy punonjësve të tjerë.
Ivan Uoks, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në Uashington, njoftoi se po hetohen rrethanat e vdekjes së dy punonjësve, por nuk tha nëse ato janë raste helmimi me antraks. Sidoqoftë Uoks pohoi se janë shumë të forta dyshimet për lidhshmëri eventuale të vdekjeve me antraksin.