XHABAL SARAJ

Ministri i jashtëm i opozitës Aleanca Veriore ,Abdullah Abdullah u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që ti intensifikojnë sulmet ajrore kundër vijave të frontit taliban ashtu sikurse dje, kur u janë shkaktuar dëme të dukshme. Nëse tipi i bombardimeve të djeshme bëhet praktikë standarde atëherë objektivi për çrrënjosjen e terrorizmit do të arrihej shpejt, ka thënë ministri Abdulla dhe ka kërkuar kordinimin më të ngushtë të sulmeve ajrore amerikane dhe operacioneve të forcave të tij në Afganistan.