KABUL / ISLAMABAD

Informacione kontradiktore kanë qarkulluar sot rreth kontrollit mbi qytetin Mazar-i-Sharif, cka e pretendojnë si forcat opozitare të Aleancës Veriore ashtu edhe trupat e policisë rezerviste talibane. Një zëdhënës i forcave opozitare të Afganistanit, njofton se trupat anti-talibane kanë arritur të marrin rajonin Ak-Kupruk, rreth 70 kilometra në jug të qytetit Mazar-i-Sharif. Sipas të njëjtave raporte, 700 luftëtarë të policisë rezerviste talibane thuhet të kenë dezertuar dhe 80 të tjerë të jenë vrarë në përleshje.
Raportet nuk konfirmohen nga burime të pavarura.