PRISHTINË

Në “Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve” për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, të vendosur në fshatin Mazgit të Kastriotit, janë kryer të gjitha përgatitjet për të shmangur cdo manipulim eventual në numërimin e votave të qytetarëve kosovarë - njoftuan sot zyrtarë të kësaj qendre.
Rezultatet e pjesëshme elektorale do të shpallen më 19 nëntor, pasi të jenë përpunuar të dhënat e grumbulluara nga rreth 1700 vendvotimet në Kosovë, dhe 100 vendvotimet në Serbi e Mal të Zi – citohet të ketë thënë Ragnhild Kruger, shefe e qendrës, për të shtuar se rezultatet përfundimtare do të publikohen gjashtë ditë pas datës së votimit.
“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve të zgjedhjeve”, e vendosur në një ndërtesë me hapësirë të madhe në fshatin Mazgit, sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, është ndër ndërtesat me nivelin më të lartë të sigurisë në Kosovë.