MOSKË

Në Kremlin kanë filluar bisedimet e para zyrtare midis përfaqësuesve të presidentit të Rusisë Vlladimir Putin dhe presidentit të republikës kyrengritëse të Çeçenisë, Asllan Maskadovit, që kur Rusia filloi luftën e dytë kundër çeçenëve në vitin 1999 .
Negociatat i zhvillojnë i deleguari i Moskës për Çeçeninë, Viktor Kazantsev dhe i deleguari i Maskadovit, Akhmed Zakayev.
Zakajev ka deklaruar se erdhi në Moskë me udhëzime specifike nga Maskhadov që të negociojë dhënien fund të fushatës që ka marrë 15 mijë viktima.