SHKUP

Lubco Georgievski, ka deklaruar se, trupave të NATO-s, do t’u kërkohet zyrtarisht qëndrimi i mëtejshëm në Maqedoni, me qëllim të cementimit të paqes në vend. Zëdhënësi i NATO-s në Shkup, tha më herët gjatë ditës se forcat e aleancës janë të gatshme të vazhdojnë për tre muaj të tjerë, mandatin e tyre në Maqedoni. Kreig Retkllif, vlerësoi se forcat e aleancës kanë bërë një punë shumë të mirë në këtë vend, por sic u shpreh ai, “qeveria maqedonase do duhej që edhe formalisht të kërkonte nga NATO zgjatjen e mandatit të misionit “Dhelpra e Kuqërremtë".