BEOGRAD

Zëvendës-kryeministri i Serbisë, Nebojsha Coviq, tha sot se serbët e Kosovës, nuk duhet të hyjnë në asnjë institucion të përbashkët me shqiptarët, pa miratimin e Beogradit. Deklarata e Coviqit shihet si një përpjekje për të përfituar prej marrëveshjes së nënshkruar në prag të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, me administratorin e saj, Hans Hakerup.