SHKUP

Konferenca e donatorëve për finansimin e reformave dhe rindërtimin e Maqedonisë është shtyrë për kohë të pacaktuar sepse qeveria nuk ka përmbushur elementet kyçe të planit paqësor, kumtuan diplomatë Perëndimorë në Shkup.
Planet për mbajtjen e konferencës së donatorëve në 20 dhjetor me sponzorimin e Bashkimit Evropian janë vënë në pyetje pasi Parlamenti i Maqedonisë dje nuk miratoi Ligjin për vetadministrimin lokal.
Konferenca nuk do të ndodhë gjatë këtij viti dhe për te nuk kemi më ndonjë datë, ka thënë diplomati Perëndimor.