PESHAVAR

Së paku 35 luftëtarë të dyshuar të al Kaidës kanë arritur që tu ikin rojtarëve pakistanezë gjatë transportimit të tyre për në burgun në veri të Pakistanit.
Zyrtarët e Pakistanit thonë se të zënët u morën armët disa rojtarëve dhe filluan të shtënat që lanë të vdekur së paku katër luftëtarë të dyshuar të al Kaidës dhe gjashtë oficer të policisë pakistaneze.