BUKURESHT

Kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase, u ka bërë thirje partive politike dhe oponentëve që t’i ndihmojnë në luftimin e korrupsionit që po dëmton synimet e vendit për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Bashkimi Evropian, në raportin e fundit vjetor, ka thënë se korrupsioni ka prekur të gjitha fushat e reformave në Rumani, veçanërish shërbimet civile.