KOMBET E BASHKUARA

Lideri i përkohshëm i Afganistanit, Hamid Karzai pritet t’i drejtohet me një fjalim gjatë ditës Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Karzai tha dje se do të rindërtojë vendin e tij duke tërhequr njerëzit e armatosur lojal ndaj liderëve fisnorë në një armatë kombëtare. Por ai ka thënë se Afganistani mund të fillojë të mëkëmbet vetëm me mbështetje të menjëherëshme me para nga bota.