GARDEZ

Përfaqësues të fraksioneve afgane vazhduan luftimet në juglindje të qytetit Gardez të provincës Paktia dhe sipas njoftimeve të atjeshme, rreth 50 njerëz përfshirë 20 civilë janë vrarë nga shpërthimet e mortajave dhe shkëmbimet e zjarrit. Grindjet kanë shpërthyer për postin e guvernatorit, pasi disa udhëheqës fisnorë kundërshtojnë emërimin e Padsha Khan, të bërë nga administrata e përkohshme e Kabulit. Forcat e Khan janë tërhequr në kodrat përreth Gardezit, pasi dështuan të fitonin kontrollin mbi qytetin.