ATHINË

Greqia mund t’u paraqesë prokurorëve të Gjykatës së Hagës, fakte mbi llogaritë bankare që dyshohet se i takojnë ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç. “Jemi pyetur nga prokurorët për një seri faktesh dhe sqarimesh dhe ministria e Drejtësisë do t’u përgjigjet plotësisht çështjeve të ngritura të enjten” – ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë greke, Kristos Protopapas.