AVINJON

Presidenti francez Zhak Shirak, njoftoi sot gjatë vizitës në qytetin Avinjon, se do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet e pranverës. Konservatori Shirak do të ketë për rival në garë socialistin Lionel Zhospë, i cili është edhe kryeministër aktual i Francës.