BRUKSEL

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian, janë takuar sot në Bruksel për të diskutuar rreth propozimit të Francës për organizimin e zgjedhjeve palestineze dhe njohjen e shtetit palestinez. Në plan është edhe propozimi që kontrolli mbi misionin ndërkombëtar policor në Bosnje-Hercegovinë, t’i kalojë Bashkimit Europian.