JERUZALEM

Kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, tha pasdite se do të bëjnë të gjitha përpjekjet që të mos bien në një luftë totale, por përsëriti se vendosja e qetësisë është kusht paraprak për rifillimin e negocijatave me palën palestineze. Komentet pasojnë deklaratën e mëhershme të Nabil abu Rudeinës, këshilltar i liderit Arafat, i cili tha në qytetin e Gazës se Autoriteti palestinez konsideron se sulmet ushtarake izraelite janë një luftë totale.