MOSKË

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Ivanov ka nisur vizitën katër ditëshe në Shtetet e Bashkuara që të diskutojë marrëveshjen e propozuar për reduktimin e armatimit bërthamor strategjik mes Moskës dhe Uashingtonit si dhe luftën kundër terrorizmit.
Në takimet me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara, ministri Ivanov do të diskutojë edhe planet amerikane për mburojën raketore.