TEL AVIV

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Izraelit, Emanuel Nakson, ka deklaruar se vendi i tij nuk mund t’a pranojë nismën arabe në formën e saj aktuale. Vënia e kushteve që imponojnë njohjen e të drejtës për t’u kthyer të refugjatëve palestinezë, do të thotë shkatërrim i shtetit hebre – u shpreh Nakson.