AMAN

Jordani u kërcënua me ndërmarrjen e masave të pa-specifikuara kundër Izraelit, poqese trupat izraelite nuk i japin fund rrethimit të selisë palestineze në Ramallah, dhe nëse menjëherë nuk tërhiqen nga Bregu Perëndimor.
Ministri i Jashtëm i Jordanit Marvan Muasher nga ambasadorët e 5 vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, kërkoi mbledhje urgjente për të sjellë vendimin rreth vendosjes së një force ndërkombëtare që do ta stabilizojë situatën në rajon.