HAGË

Në vazhdimin e gjykimit të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq para Tribunalit të Hagës, sot dëshmoi ish anëtari i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë Riçard Çianglinski.
Ai tha se kolonat e refugjatëve shqiptarë e kishin përkujtuar në skenat e holokaustit.
Çianglinski citoi një zyrtar të lartë serb t’i kishte thënë se “pas qërimit të hesapeve me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë shqiptarët përgjithmonë do të largohen nga Kosova”.