VATIKAN

Në Kishën Katolike nuk ka vend për klerikët që kanë kryer abuzime seksuale ndaj fëmijëve, tha Papa Gjon Pali i Dytë.
Në komunikatën e lëshuar në Vatikan pas takimit të Papës me kardinalët nga Shtetet e Bashkuara, thuhet se abuzimet seksuale me fëmijët paraqesin krim dhe “mëkat të tmerrshëm në sytë e Zotit”.