UASHINGTON

Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell thotë se ai nuk ka evidenca për çfardo masakre izraelite në kampin e refugjatëve palestinezë në Xhenin, që ishte arenë e luftimeve më të ashpra gjatë ofenzivës së fundit izraelite në Bregun perëndimorë.
Powell ka deklaruar në nënkomitetin e senatit Amerikan se, bazuar në vizitën e një diplomati amerikan në Xhenin, ai beson se janë vrarë "terroristë" duke shtuar se nuk ka parë evidenca që do të sugjeronin masakër të civilëve arabë,siç thonë liderët palestinezë.