JERUSALEM

Ministri i Jashtëm izraelit, Shimon Perez, pas mbledhjes së kabinetit, u ka thënë Kombeve të Bashkuara se do të ishte e kotë të dërgojë ekipin për gjetjen e fakteve tash në Izrael që të hetonte vërsuljen e tij në kampin e refugjatëve palestinezë në Xhenin, njoftuan burime politike izraelite.
Ekipi i Kombeve të Bashkuara, i caktuar nga Kofi Annan, duhej të kish arritur në Xhenin brenda javës dhe është tubuar në Gjenevë në pritje të lejes izraelite për tu nisur në rajon.