BRUKSEL

Bashkimi Evropian duhet të jetë partner i plotë me Shtetet e Bashkuara kur merren vendime globale politike, tha presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi.
Duke folur në Bruksel në park të samitit të nesërm në Uashington midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, Prodi tha:
“Besoj se paqa në botë mund të garantohet vetëm me aleancë të përpiktë midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, por një Evrope që është partner, e partneri është partner, e kjo do të thotë se Evropa duhet të marrë pjesë në vendim-marrje”, thotë presidenti i Komisionit Evropian.
Romano Prodi tha se bisedimet në Uashington do të përqëndrohen në luftën kundër terrorizmit, situatën në Lindje të Afërt dhe marrëdhëniet tergëtare midis Bashkësisë dhe Shteteve të Bashkuara.