HAGË

Ish zëvendës kryeministri jugosllav Nikolla Shainoviq, i akuzuar për krime të luftës në Kosovë, sot arriti në burgun e gjykatës ndërkombëtare Sheveningen në Hagë, tha zëdhënësi i Tribunalit.
Jim Landale tha se bashkë me Shainoviqin ka arritur edhe Momçillo Gruban, serb nga Bosnja, i akuzuar për krime në kampin Omarska në vitin 1992.
Në Hagë ndërkaq vazhdoi gjykimi kundër ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, të akuzuar për gjenocid dhe krime të luftës në Kosovë.