UASHINGTON

Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se Afganistani është relativisht stabil, ndonëse disa zona ende paraqesin shqetësime për Shtetet e Bashkuara.
Në intervistën dhënë rrjetit televiziv NBC, Powell tha se qeveria e përkohshme është duke funksionuar, kurse armata kombëtare është në procesin e ndërtimit.