XHAMU/INDI

Raportet njoftojnë se trupat e Indisë dhe Pakistanit kanë shkëmbyerr zjarr të ashpër artilerik në rajonin e kontestuar të Kashmirit.
Përleshjet e fundit ndodhën në kohën kur kryeministri i Indisë Atal Vajpayee me kabinetin e tij duhej të diskutojë masat, pas sulmit në një bazë ushtarake të Indisë, për të cilin India i fajësoi militantët nga Pakistani.