JERUSALEM/NIKOZI

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite sot kërkoi falje për vrasjen e dy arabëve izraelitë në incidentet e ndara të premten dhe të shtunën në Bregun Perëndimor.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka rënë dakord për mënyrën e akomodimit të 13 palestinezëve, që u deportuan nga kisha e Lindjes së Krishtit në Betlehem.
Ministri i Jashtëm spanjol tha se Spanja dhe Italia do të marrin nga tre, të tjerët do të shpërndahen në Greqi, Irlandë, Portugali dhe Belgjikë, kurse njëri do të mbetet në Qipro.